KONKURS
OJQ Labyrinth shpall konkurs për plotësimin e vendit të lirë të punës Menaxher i OJQ-së Labyrinth/ Projektit GFATM për HIV,
Pozita: Menaxher I projektit GFATM për HIV, për OJQ-në Labyrinth
Orari i punës: I plotë
Kushtet për përzgjedhje
Të domosdoshme:
1. Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
2. Të ketë diplomë universitare në shkencat shoqërore ose mjekësore
3. Të ketë përvojë pune në profesion ose menaxhim
4. Të ketë aftësi pune dhe trajnime specifike që argumentojnë njohuritë për drogat dhe përdoruesit e drogave
5. Njohuri të mira të gjuhës angleze, të flas dhe të shkruaj rrjedhshëm në gjuhën angleze
6. Njohuri të mira të programeve kompjuterike, si Mc Office, Power Point, etj.
Të preferueshme
1. Të ketë edukim pas-universitar shtesë
2. Të ketë shkathtësi menaxheriale
3. Të ketë aftësi dhe shkathtësi komunikimi
4. Të ketë aftësi pune nën stres dhe nën presion
5. Të ketë njohuri bazike mbi financat dhe personelin
Përshkrimi i detyrave të punës
1. Të jetë pergjegjës për menaxhimin e qendrës multidisiplinore në Prishtinë si dhe të projektit GFATM për HIV, për OJQ-në Labyrinth
2. T’i raportojë Koordinatorit të përgjithshëm për rezultatet e punës së qendrës multidisiplinore në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan, në baza mujore, tremujore dhe vjetore.
3. Të mbikqyrë punën e stafit në qendrën multidisiplinore në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan
4. Të jetë përgjegjës për matjen dhe vlerësimin e arritjeve të indikatorëve të projektit të GFATM për HIV, për OJQ-në Labyrinth dhe komponentën e burgjeve
5. Të organizoj dhe menaxhoj punën e të gjitha shërbimeve të qendrës multidisiplinore në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan
6. Të jetë përgjegjës për furnizimin me mallëra të nevojshme për funksionimin e shërbimeve të tri qendrave multidisiplinore në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan
7. Të punoj në bashkëpunim të ngushtë me stafin e qendrës multidisiplinore në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan
8. Të punoj në bashkëpunim të ngushtë me Koordinatorin e përgjithshëm të projektit dhe të jetë nën mbikqyrjen e tij
9. Të jetë i gatshëm për detyra tjera shtesë në rrethana specifike dhe sipas nevojës
Konkursi është i hapur prej datës 11.04.2012 deri me datën 24.04.2012
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për këtë pozitë, duhet të dërgojnë CV-në bashkë me Letrën Motivuese në emailin: labirinti@gmail.com. Vetëm kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të lajmërohen për të marrë pjesë në intervistë. Për informata më të hollësishme, ju lutem na kontaktoni në emailin: labirinti@gmail.com