Sektori i parandalimit, i cili funksionon në kuadër të qendrës “Labyrinth”, merret me informimin dhe edukimin e përdoruesve të drogës si dhe opinionin e gjerë, me fokus të veçantë te të rinjtë, për drogat dhe rreziqet te cilat i sjellë abuzimi i tyre. Në kuadër të këtij sektori realizohen projekte të ndryshme edukative dhe informuese për të rinjtë si dhe ofron trajnime psiko-sociale për OJQ-të dhe OQ-të.
Sektori i trajtimit përbehet nga stafi shumë-disiplinor ofron këto shërbime:
- detoksifikim ambulator,
- psiko-farmakoterapi;
- testime të shpejta për detektimin e drogës;
- psikoterapi individuale, grupore dhe familjare;
- këshillim për prindër dhe të interesuarit te tjerë.
- testim dhe këshillim vullnetar për HIV, Hepatit B dhe Hepatit C (KTV)
Shërbimet në këtë qendër të testimit janë anonime dhe kryhen pa pagesë.